Presidenti Ilir Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve parlamentare.
Ndërsa i ka dërguar ftesë Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, për konsultë, Presidenti i ka dërguar letër zyrtare edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por Meta është treguar i kujdesshëm që letrën të mos ia dërgojë bashkëshortes, por sekretarit të përgjithshëm Endrit Braimllari. Megjithatë Meta i kërkon Braimllarit që ta njoftojë Kryemadhin se e pret në takim atë, ose ndonjë përfaqësues tjetër.
Kjo letër vjen teksa ditën e nesërme prite takimi i krerëve të politikës, për tu konsultuar për datën më të volitshme për mbajtjen e zgjedhjeve.