Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili përfaqëson 27 vendet e Bashkimit Europian i kërkoi sot qeverisë britanike të zbatojë plotësisht marrëveshjen e tërheqjes, të nënshkruar tashmë nga Londra për daljen e saj nga BE.
“Ka ardhur koha për qeverinë britanike të marrë përgjegjësitë e saj, deklaroi sot presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, përfaqësues i 27 vendeve, pas një bisede telefonike me kryeministrin irlandez, Micheal Martin.
Qeveria britanike prezantoi të mërkurën në Parlament një projektligj që kundërshton pjesërisht marrëveshjen, të nënshkruar tashmë për daljen e saj nga BE, një manovër që shkel ligjin ndërkombëtar, gjë që u pranua dhe nga vetë kryeministrit Boris Johnson, i cili pavarësisht kësaj dëshiron të fillojë që prej të hënë shqyrtimin e projektit të tij në Dhomën e Komuneve, ku ai disponon një maxhorancë prej 80 vendesh.
Në llogarinë e tij në Twitter, Michel konfirmoi gjithashtu se besueshmëria ndërkombëtare e nënshkrimit nga Britania e Madhe ishte në lojë. Pas daljes zyrtare të Britanisë së Madhe më 31 janar, britanikët dhe BE filluan negociatat për marrëdhënien e tyre të ardhshme dhe sigurinë.