AC Milan udhëheq në garën e tyre për të siguruar shërbimet e Lukaa Jovic, shkruan Tuttosport. Sipas kësaj medie, AC Milan po vazhdon të kërkojë përforcime dhe tani pasi është afër transferimit të Bakayokos do të kërkojë transferimin e Jovic.

Serbi pritet që të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar dhe ai pritet që të jetë në skuadrën e San Siros ku do të jetë krah i Zlatan Ibrahimovic. Deri me tani Milan thuhet se ka transferuar Sandro Tonalin dhe është afër transferimit të Brahim Diaz, Bakayokos dhe tani edhe Luka Jovicit.