Rrjeti arkivor për herë të parë ka një strategji afatgjatë të shkruar e të miratuar sipas ligjit. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido ka publikuar sot vendimin për miratimin e Strategjisë Afatgjatë të Zhvillimit të Rrjetit Arkivor Kombëtar 2020-2030.

“Rrjeti arkivor kombëtar ka ecur me vizion dhe ide, por për herë të parë ka edhe një strategji afatgjatë të shkruar e të miratuar sipas ligjit”, është shprehur ai.

“Nga viti 2020 deri në vitin 2030, arkivat kanë të shtruara shinat me qëllime dhe objektiva të qarta, të matshme e të kalkuluara mirë”, ka theksuar Bido.

“Këshilli i Lartë i Arkivave, i përbërë nga akademikë, profesorë dhe arkivistë, e ka kryer detyrën kryesore të vet. Tashmë na mbetet ne si institucion ta zbatojmë me rigorozitet”, ka nënvizuar Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido.