Sot mos u gënjeni nga dielli i mëngjesit pasi sipas metereologëve, pritet të kemi rrebeshe shiu që do të jenë prezente deri në orët e para të ditës së shtunë. Meteorologu Hakil Osmani tha në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, se do të ketë reshje të pakta rreth orëve të mesditës dhe në vijim mund të kemi një përmirësim të lehtë, ndërsa në orët e mbrëmjes do të kemi rritje të reshjeve të shiut.
Ndërkohë të dielën dhe gjatë ditës së hënë do të kemi reshje të konsiderueshme në vendin tonë. Edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut presim që reshjet të jenë me intensitet të lartë. Si pasojë të reshjeve të konsiderueshme vlerat maksimale do të zbresin në 21-22 gradë celsius. Era do fryjë mesatare nëe tokë dhe e forte në det me shpejtesi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.