Deputeti Myslim Murrizi ka folur së fundmi në lidhje me vendimin e Rudina Hajdarit e cila është shprehur se nuk do ti bashkohet partisë së re ‘Lidhja Demokratike Shqiptare’. Murrizi në një interviste për ‘Fax News’ është shprehur se do të mbledhë firmat e së shpejti do çojë kërkesën në gjykatë. Më tej është shprehur se Rudina Hajdari nuk ka qënë kurrë pjesë e nismës për forcën e re politike dhe se i ka shërbyer Nismës Thurje, e cila sipas tij kjo e fundit është produkt i LSI.

“Po mbledh firmat së shpejti do çoj kërkesën në gjykatë. Partia ime do quhet “Lëvizja demokratike shqiptare”. Rudina Hajdari nuk ka qënë kurrë nismëtare për forcën e re politike dhe i ka shërbyer Nismës Thurrje. Hajdari ka marrë pjesë në lëvizjen për mbledhjen e 50 mijë firmave.

Në partinë time s’ka vend për bashkëpunëtorë të sigurimit, në partinë time nuk do të pranohen hajdutët dhe ish funksionarët e PP-sw do t’i çoj në gjykatë. Do konkruoj me lista të hapura në 12 qarqe për 140 deputete. Së shpejti do propozoj ndryshim të ri në Kodin Zgjedhor dhe të fshihen nga regjistrat e partive ata që nuk sigurojnë dot aq vota sa janë regjistruar në gjykata. Nisma Thurje produkt i LSI-së, do respektoj parimin e listave të hapura edhe në parti zgjedhja e kryetarit të partisë, në varësi të votave që sigurojnë.”- tha Murrizi.