Në një kohë kur rastet me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta dhe kur dy spitalet, ai Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë thuajse në kapacitetin e tyre maksimal, për shefen e Infektivit Najada Çomo nuk ka pushim. Madje edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj, për Çomon ka vetëm një preukopim: shëndeti i pacientëve.Përmes një postimi në Facebook doktoresha i kërkon falje publike vajzës.
Postimi i plotë:
“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm, sigurisht me lotë, plot. Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid, ju lashë vetëm e di, ty edhe babin.
E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”. Ditën e sotme u regjistruan 159 raste të reja me Covid-19 dhe 4 viktima, ndërsa në dy spitalet Covid qëndrojnë të shtruar 185 persona, 15 në terapi intensive, prej tyre 6 në intubim.