Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-deputeti demokrat, Esat Çoku, i cili ka qenë njëherës dhe një prej ish-të përndjekurve politikë në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Dalip Greca nëpërmjet një postimi në facebook, ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut të tij, si dhe njofton se përcjellja e fundit e ish-deputetit është bërë sot pasdite në Lushnje.