Policia e Durrësit ka ndaluar një shtetas anglez, për veprën pe nale “Tr afikimi i mjeteve motorike”. Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe go ditjen e kr imeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet në dalje dhe në hyrje, në Portin e Durrësit. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMW”.
Pas verifikimeve të thelluara, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, rezultoi se mjeti “BMW” ishte vj edhur në Angli më datë 28.08.2020. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Tra fiq eve të Paligjshme dhe Na rk oti këve në DVP Durrës bënë ndalimin e shtetasit anglez K. C., 55 vjeç, për veprën penale “Tr af ikim i mjeteve motorike”.