Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka analizuar situatën ekonomike në Shqipëri duke theksuar se tashmë ka një rritje të shpejtë pas karantinës. Ahmetaj bëri bilancin e vendeve të humbura të punës, duke theksuar se në 1 janar ishin 686 mijë e 97 të punësuar, teksa në qershor u shënuan 673 mijë e 147 të puënsuar. Ai tha se brenda 1 muaji janë rikuperuar shumica e vendeve të punës, nga ato 40 mijë që u humbën. ”Biznesi i vogël është ndihmuar me ulje të procedurave, barrës fiskale, dhe është konkretizuar me rritjen e fitimit. 16.8 milionë dollarë- 40 milionë dollarë është rritur fitimi i tatueshëm.
Janë mbështetur nga dy paketat pa përfshirë paketën e papunësisë dhe ndihmës ekonomike, pa to, vetëm me paketa direkte, 237 mijë qytetarë, individë që kanë pësuar humbje të të ardhurave. Politika sociale që kalonin vështirësi prej pandemisë, ka rezultuar me sukses. Pavarësisht cinizmit. Dhe praktikisht në korrik dhe gusht patëm rritje të konsumit duke u reflektuar tek rritja e TVSH. Ka dhe një tymnajë tjetër që sot vlen të davarritet, që është në këndvështrimin tim e qëllimshme.
Qershori i 2020 ka sot të regjistruar aktivë në listë pagesa 673 mijë e 147 të punësuar. Kemi hyrë në 1 janar me 686 mijë e 97 të punësuar. Gjithë tymaja se humbëm 100 mijë vende pune. Po njeh rritje të shpejtë të pandemisë. Goditja ishte në mars-prill. Pa ata që nuk u lejuan të punojnë, 40 mijë u humbën. Dhe u rikuperuan disa më pas brenda 1 muaji.”- tha Ahmetaj.