Në Greqi nesër nis viti i ri shkollor teksa nxënësit do të rikthehen në klasa me detyrimin për të mbajtur maska. Panelet ndarëse me material pleksiglasi janë instaluar midis bankave dhe dezinfektuesit po shpërndahen ndërkohë në sasi të mëdha. Gjithashtu një tjetër masë parandaluese për të frenuar përhapjen e Covid është edhe reduktimi i numrit të nxënësve, nga 28 në 15 për secilën klasë.

Ndërkohë shumë prindër mbeten skeptik, paravësisht masave dhe protokolleve antiCovid Në Greqi, gjithashtu, pas kërkesave të përsëritura të sindikatës së arsimit, janë punësuar mësues shtesë si dhe po vazhdon fushata e testimit të stafit akademik