Juan Carlos Unzue ka folur gjithashtu për të ardhmen e Lionel Messit. 33-vjeçari ka disa ditë që kërkon largimin nga Barcelona, derisa sot pas takimit të Jorge Messi dhe Jose Maria Bartomeu, i dyti me radhë – raportohet se Messi edhe mund të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
“Vendimi që ai ka marrë nuk është diçka i papritur, është e konsideruar dhe sigurisht që ka arsyet e veta, nga aq sa di unë, është e qartë për mua”, është shprehur ai për “Que T’hi Jugues!”. Unzué, ish asistenti i Luis Enrique te Barcelona – gjithashtu është befasuar nga vendimi i Messit, por konsideron se, nëse ai më në fund vendos të qëndrojë në ‘Camp Nou’, “nuk do të jetë problem”.