Në korrik të vitit 2019 u zbulua lidhja e moderatores Nevina Shtylla me juristin Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik me të cilin moderatorja ishte e lidhur prej vitesh. “Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa 3-vjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”, shkruante “Panorama Sport” në 2019-n.
Moderatorja pranoi se ishte në një lidhje dashurie, pa preferuar të japë më shumë detaje, por ndjen se është abuzuar me jetën e saj private. Kështu është shprehur ajo sot në emisionin “Wake Up”, teksa është pyetur nga Ori Nebiaj për marrëdhënien e saj me juristin. Nevina u shpreh se është tërhequr nga informacionet që ka dhënë publikisht për jetën e saj private, pasi është penduar. Për këtë arsye, që tani e tutje ajo preferon të mos tregojë më asgjë.
“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë. Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë.”- u shpreh Nevina.