Bota vijon të ketë përplasje dhe ndarje mes shteteve, saqë nganjëherë mund të themi me plot bindjes se prej vitesh po përjetojmë një tjetër Luftë të Ftohtë. Perëndimi kundër Lindjes, siç gjithnjë ka qenë. Në të djathtë është Amerika që udhëheq bashkë me Gjermaninë në Europë, ndërsa në Lindje Rusia dhe Kina. Mirëpo nëse i referohemi Rusisë, shpejt të vjen në mendje lideri “i përjtetshëm” Vladimir Putin, i cili ndodhet në krye të Kremlinit për shumë e shumë vite.
Duke qenë se e ka konsoliduar pushtetin e tij dhe shpeshherë është konsideruar si një “diktator” modern, besimi i popujve të Perëndimit duket se është avitur. Radio Europa e Lirë ka publikuar një grafik, ku tregohet besimi që kanë popujt e ndryshëm tek Putin, kur vjen fjala te “puna e tij për çështjet botërore”. Italia Qendron në krye me 37%, ndërsa Danimarka në fund me 12%.