Nga Mero Baze
Kam një lutje për kolegët e mij, gazetarët nga Kosova, që kanë qejf të intervistojnë Sali Berishën. Nuk ju vë faj që ai gënjen, as që u imponohet ju të dëgjoni gënjeshtrat e tij. E bën këtë rregullisht dhe në Shqipëri. Por meqë keni dëshirë të intervistoni Sali Berishën për “punë kombëtare”, dhe shumica e pyetjeve ka të bëj me krime që lidhen me të, do të ishte korrekte të përgatiteshit për kr imet që e pyesni.
Ndoshta mos e pyesni për të gjitha krimet njëherësh se janë shumë dhe e shpëtoni. Pyeteni vetëm për një, por për gjithcka rreth tij, dhe ai do të ngatërrohet me këmbët e veta, pasi ka dhjetra versione për të njëjtin kr im.
Rasti tipik ishte dje me pyetjen për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Eshtë aq e njohur ajo temë në Kosovë dhe aq epike beteja e djalit të tij për të mbajtur gjallë cështjen, sa është tepër banale ta pyesësh si për një gjë që ti ke kurjozitet si gazetar që pret ta mësosh nga vrasësi. Mjafton të kërkosh gjithë deklaratat e tij dhe të të tjerëve për atë vr asje, dhe mund të mos e fyesh të ndjerin Remzi, duke e lënë Sali Berishën të shpik një alibi të re, se për herë të parë për këtë cështje e ka njoftuar Adem Demaci. Remzi Hoxha është zhdukur në vjeshtën e vitit 1995. Mund të verfikohet lehtë se Adem Demaci nuk ka qenë në atë kohë as për vizitë në Shqipëri. Mos gaboj ai erdhi në verën e vitit 1996, kur Berisha e thirri ta përdorte kundër Rugovës . I pari që ka njoftuar Sali Berishën për vd ekjen e Remzi Hoxhës jam unë dhe kolegu im Ylli Rakipi, në atë kohë drejtor i gazetës Albania, dhe e kemi bërë ditën që Remzi Hoxha mund të ishte ende gjallë. E kam shkruar disa herë këtë. Para nesh natyrisht e ka informuar orë për orë, Gazidedja se cpo bëhej me atë operacion.
Në ditën që SHIK ka rrëmbyer Remzi Hoxhën në redaksinë e gazetës “Albania”, erdhi ortaku i Remzi Hoxhës që ishte dhe mik ynë G.S. së bashku me Nexhmedinin vëllain e Remzi Hoxhës dhe djalin e tij të vogël përdore. Ka dhjetra dëshmi të familjes për kronologjinë e kontakteve me Arbnorin, apo zyrtarë të tjerë. Pse duhet ta bësh këtë pyetje, duke e dëgjuar gënjeshtrën e tij si zbulim. Mund të mos e bësh fare, pasi së paku nuk e fyen vik timën e tij. Kur pyesni Sali Berishën për krime, përgatituni ndopak se nuk po e pyesni për pushimet verore. Mos kaloni në orgazëm që po dilni në fotografi me të. Përgatituni që ai mund t’iu gënjej dhe të keni pyetje gati. Përgatituni të dini cfarë ka thënë më parë për të njëjtën gjë. Përgatituni të dini si ka qenë e vërteta. Shikoni deklarimet e tij për shtypin e Kosovës për të njëjtat ngjarje që ka dhënë dhjetra versione, shoqëruar me të njëjtën foto gazetarësh të lumtur që ai i gënjen.
Njëherë thotë UCK ishte organizatë enveriste, një herë thotë bashkëpunuan me komunistët shqiptarë në rebelimin e 97, pastaj thotë i hapa vet depot më 97 për të ar matosur UCK, pastaj thotë i hapi Greqia për të më përmbysur nga pushteti…një herë thotë i dhashë naftë Kosovës(Jo Serbisë) se i duhej për të korrur grurin gjatë kohës që ajo ishte nën pushtetin e Miloshevicit, a thua se polici në kufi ishte i Kosovës dhe jo i Miloshevicit, një herë thotë ja dhashë Bulatoviqit se doja të ndaja Malin e Zi nga Serbia, një herë thotë ishte mafia ndërkombëtare, një herë thotë ma kanë shpikur kundështarët.
Udhëtoja me Sali Berishën, Topallin dhe Besnik Mustafaj në Qershor të vitit 1998 për në Francë, në një vizitë të sajuar nga ish ambasadori Mustafaj në Asamblenë parlamentare dhe Senat ku do fliste për trazirat që kishin nisur në Kosovë. E kam shoqëruar si gazetarë. E kam të botuar raportin nga fjalimi i tij në takimin me disa senatorë rreth UCK në disa gazeta në Tiranë dhe Kosovë. E quan UCK enveriste dhe me prirje për eleminime fizike dhe lu ftë për pushtet . Dy ditë më parë Neë York Times kishte botuar foton e shtëpisë së tij në Tropojë, nën titullin “Shtëpia e Berishës bazë e rebelëve tëUCK” Besnik Mustafaj duke dëgjuar qasjen e tij për UCK i sugjeroi ta përgënjeshtronte lajmin e Neë York Times, dhe të thoshte që ajo shtëpi ska më lidhje me atë.
-Jo i tha, Berisha. Le të jetë dhe ai version. Në mëndjen e këtij njeriu nuk ka një të vërtet, por ka gjithnjë një nevojë. Në Francë i duhej të dukej kundër UCK ashtu bëri. Po atë ditë diku tjetër donte të dukej se ishte me UCK. Ashtu bënte. Mu kujtua kjo dje ndërsa e dëgjova të mburrej se ai e kishte dhënë me koshiencë shtëpinë UCK. Në fakt shtëpi e tij qe një bazë tra fiku ar mësh e një nipi të vet që ja shiste UCK dhe as e pyeste njeri fare. Kaq ban ale ishte, sa ata që strehoheshin tek shtëpi e tij, ishin në luftë me njerëzit e tij, që vriteshin me Haklaj. Ndaj nuk është e lehtë të intervistosh një vr asës. Nëse vendosni ta intervistoni si një “hero” për Kosovën, bëjeni, por së paku mos i përmendni vr asjet që ti rivarrosni të vr arët e tij. Lereni në hall të vet dhe mbulni me kurora heroin tuaj. Nëse do ta intervistoni si njeri të përzier në vr asje, përgatituni të përballeni me një vr asës, që nuk e ka mendjen vetëm tek gravata kostumi që ka veshur, por tek dorezat që ka përdorur për vr asjen.
Ne në Shqipëri ndoshta jemi më keq se ju kur intervistojmë Berishën. Por këtu Berisha i zgjedh ata që e pyesin. I gjen mes nivelit të Enit dhe Fevziut. Imitojeni Enin kur hap sytë për gjithcka, apo Fevziun në veshje, por jo dhe në vese. Se të paktën Fevziu të bën dhe atë pyetjen e “fort”: -A je i sigurtë që nuk ke vr arë njeri? Dhe po i the “jo”, ai qetëshet se quhet që e ka bërë detyrën. Por nuk besoj se keni dhe ju atë detyrë. Po aq keq jemi dhe ne në Shqipëri, kur na ndodh të intervistojmë politikanë nga Kosova, por nuk bëjmë dëme të mëdha se nuk i pyesim për vr asje. Maksimumi i pyesim “Si ju duket Tirana” dhe “ku i ke kaluar pushimet”. Dhe ata janë shumë të kënaqur me të dyja.