Pas marrëveshjes për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës, ku në mesin e këtyre dy vendeve u vendosën marrëdhënie diplomatike ka reaguar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Netanyahu shprehet se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jeruzalem”.
“Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet, dhe shtete të tjera pritet t’i bashkohen atij”, është shprehur ai. Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.