Mbrëmjen e djeshme Noizy ka qenë i ftuar në NIN, ku ka folur gjerë e gjatë rreth anës profesionale dhe personale. Nga planet për të ardhmen, te shkallët e suksesit që ka ngjitur ndër këto vite, te k o nfl iktet me reperët e tjerë e deri te e bija, Noizy i tha të gjitha. Ndonëse nuk dimë asgjë se çfarë ndodh me anën e tij personale, reperi ka treguar mbrëmjen e djeshme se ka ardhur koha që të bëhet sërish baba dhe se do dëshironte shumë që familja e tij të zgjerohej.

Sakaq, ai ka folur edhe rreth së bijës, Leandra, të cilën nuk e ekspozon në rrjetet sociale. Ai tha se kjo gjë ndodh pasi nuk e di nëse ajo do apo jo bëhet person publik sepse është ende e vogël, teksa tregoi se i ngjan shumë. “Leandra është shumë mirë, nuk flet shumë. Është gocë e urtë, shumë e turpshme, origjinal si unë. Ajo është pasqyra ime dhe do e ketë gjithnjë mbështetjen time, por nuk e ekspozoj shumë, sepse ndoshta ajo nuk do që bëhet personazh publik si unë.”