Pas përhapjes së Covid-19 nëpër botë, të gjithë filluan të përshtaten me një mënyrë të re jetese, pjesë e të cilës është edhe i ashtuquajturi “armiku i padukshëm”. Virusi ka shkaktuar ndryshime mjaft të rëndësishme, duke filluar nga distanca që duhet të ruajmë me njëri-tjetrin, te mbajtja e maskës kudo. Nuk ka mbetur pa u prekur nga pandemia as bota e artit dhe televizionit, që përveç të tjerash, duhet të vijojnë transmetimin pa publikun. Këtë gjë po e vu an shumë edhe aktori i mirënjohur Olsi Bylyku.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, teksa lajmëron fillimin e sezonit të ri të “Klanifornia” mbrëmjen e sotme, ai shkruan se për herë të parë kthehet në punë pa energji, pa mall dhe dëshirë. Më tej, ai shkruan se u mungon shumë publiku, durtrokitjete, të qeshurat e vërteta, komunikimi sy me sy dhe frymëzimi.

C’te sheroj 1 doktor nese nuk ka paciente c’te edukoje 1 mesues nese nuk ka nxenes C’te performoje 1 aktor nese nuk ka publik. Miq , sonte rikthehet Klanifornia. Dhe kete sezon sipas rregullave eshte e pamundur qe te kete publik ne salle.Hera e pare qe kthehem ne pune pa energji , pa mall & pa deshire.Ndoshta nuk me lejohet te shprehem ne menyre te tille por per ate Zot Me mungoni shume , me mungojn duartrokitjet , me mungojne te qeshurat e verteta , me mungon emocioni , me mungon frymezimi , me mungon komunikimi sy me sy me te gjithe ju qe vinit cdo jave duke na ndjekur. sikur te kisha “luksin” te mos punoja per te jetuar nuk do pranoja kurre te performoja deri sa te rikthehej normalitet , packa se harmonia me koleget dhe stafin e Klanifornias na e ben me te lehte punen dhe energjine per te prodhuar humor per ju! ME MUNGONI SHUME PUBLIK ?