Mbrojtësi i Barcelonës, Sergi Roberto, ka thënë se ishte lutur për kapitenin e skuadrës, Lionel Messin, të qëndrojë në Camp Nou. Messi e tro nditi botën e futbollit muajin e kaluar kur i njoftoi Barçën se kishte për qëllim të largohej nga klubi falas përmes një klauzole në marrëveshjen me klubin e cila ia mundësonte një gjë të tillë në fund të sezonit.

Megjithatë, Barcelona dhe La Liga e kundërshtuan Messin duke i thënë se vlefshmëria e asaj klauzole kishte skaduar dhe se ai do të mundë të largohej vetëm nëse klubet e interesuan do ta paguanin prej 700 milionë euro. Messi tha për Goal më vonë se vendosi të qëndrojë në Camp Nou në mënyrë që të mos futet në betejë ligjore me Barcelonën. I pyetur për Messin në lidhje me fillimin e sezonit të ri 2020/21, Roberto tha për RAC1: “Mendoja njëjtë si të gjithë katalonasit, se nuk ishte e mundur që Messi nuk do të vazhdonte me ne”.

“Unë nuk mund ta paramendoj Barçën pa Leon dhe jam lutur që ai të qëndronte. Ai po stërvitet shumë mirë tani. Ai është lojtar shumë profesionist dhe nuk kam dyshim se ai do ta japë 100% për këtë fanellë dhe për këtë klub”, shtoi ai.