Emisari special i presidentit Trump, Richard Grenell së fundmi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, i ka kthyer përgjigje kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmanit, e tha se në marrëveshjen e djeshme Kosovë-Serbi nuk u arrit ajo që ishte premtuar. Ndërkohë Grenell në postimin e tij në Twitter i është drejtuar Osmanti se marrëveshja ishte për normalizimin ekonomik të vendeve, duke shtuar se ajo nuk ka pse të ankohet pasi nuk ka ngritur asnjë shqetësim dhe se nuk i ka dhënë asnjë ide atij.
“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është një hap i jashtëzakonshëm. Për ty të ankohesh tani që nuk keni marrë më shumë është e çuditshme pasi ju nuk keni ngritur asnjë shqetësim e as nuk më keni dhënë ndonjë ide mua. Neve na duhen politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm të ankohen. Kjo është për vendet e punës, jo simbolizëm”, ka shkruar Grenell.