Vetëm një muaj më parë aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Olta solli në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Amar. Ky emër është shumë domethënës pasi në gjuhën hebraike do të thotë i përjetshëm ndërsa në atë arabe do të thotë hënë.
Së fundmi Olta ka postuar një foto në instagram, ku shihet që mban në krahë të voglin e saj. Ata kanë festuar 1 mujorin e ardhjes në jetë të Amar.
“21/9/2020 mbrëmë 1 muaj Amar” shkruan aktorja krahas postimit të saj.