Zëdhënësja e Sali Berishës Erla Mëhilli ka reaguar në lidhje me takimet e zhvilluara këtë të premte në Presidencë mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe liderëve të partive politike në kuadër të konsultimve për vendosjen e datës së zgjedhjeve.

Mëhilli në postimin e saj të Facebook, thekson se nuk e kupton se pse opozita po nxiton për të caktuar sa më shpejt një datë zgjedhjesh kur dihet se qeveria është në detyrë deri në shtator.

Ndër të tjera ajo thekson se me këtë veprim, Rama fiton më shumë kohë dhe mundësi për të blerë sa më shumë deputetë në favor të tij.

“Nje gje se kuptoj. Per ca arsye duhet nxituar me daten zgjedhjeve, kur dihet se qeveria eshte ne detyre, me Kushtetute, deri ne shtator. Pse duhet me i lene Rames pese muaj kohe per te bere blerje deputetesh te rinj ( mbase dhe duke kthyer ne favor te PS rezultatin e zgjedhjeve) por dhe pese muaj kohe per te kaluar vendime e ligje duke qene se ai ka dhe ekzekutivin dhe legjislativin ??

Nejse, keta duhet ta dine me mire ?✌️

ps: une nuk ze mend, prap vazhdoj mendoj si njeri normal”, shkruan Mëhilli. /abcnews.al