Qeveria shqiptare në kuadër të dy paketave në ndihmë të biznesit të dëmtuar për shkak të pandemisë COVID-19 ka mbështetur me 7 miliardë lekë për 43 264 mijë biznese.
Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediet me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se “punonjësit e regjistruar në biznesin e vogël gjatë periudhës së pandemisë i mbështetëm me 7 miliardë lekë për rreth 43 264 biznese dhe plus me pagën direkte 40 mijë lekë të reja, për 172 263 të tjerë, direkt të punësuar”.
Më tej, kryeministri Rama u shpreh se “në Republikën e Shqipërisë 9% e bizneseve më të pasura nga 100% e bizneseve paguajnë 15% taksë, para 7 viteve paguanin vetëm 10% taksë, ndryshe nga ç’thotë dhe çfarë zhurmon propaganda, ne i kemi taksuar më shumë ata që fitojnë më shumë, ndërkohë që 14% janë tatimpaguesit që do të kenë zero taksë dhe deri më sot kanë paguar 5% nga 10% që paguan dhe 77% janë ata që do të kenë zero taksë dhe zero TVSH”.
“Kjo është pasqyra e vërtetë e Shqipërisë që bën biznes sot dhe raporteve të qeverisë me këtë Shqipëri që bën biznes sot”, – tha Rama.