Nga Ivan Krastev
Për një evropian-lindor të brezit tim, vëzhgimi i protestave aktuale në Bjellorusi është si të kalosh nëpër duar një album të vjetër fotografish. Skenat e punëtorëve greviste që brohorisnin në kantieret e anijeve në Gdansk të Polonisë dhe lëvizjen e Solidaritetit të viteve 1980. Dilema e Moskës nëse do t’i ofrojë apo jo mbështetje “miqësore” regjimit të presidentit Aleksandër Llukashenko, më kujton Çekosllovakinë e vitit 1968, kur trupat sovjetike hynë në kryeqytet për të shtypur “Pranverën e Pragës”. Dhe paaftësia e dukshme e Perëndimit për të mbështetur shoqërinë civile në Bjellorusi rrezikon të përsërisë tragjedinë e vitit 1989, që fatmirësisht ndodhi jo në Evropën Lindore, por në Kinë. Çështja aktuale,s është nëse Llukashenko do të përsërisë tra gjedinë e Tiananmenit.
Ajo për të cilën kam menduar më shumë, nuk është një lëvizje proteste e kohës së rinisë sime, por një katastrofë natyrore. Kryengritja në Bjellorusi qëndron nën hijen e Çernobilit, katastrofës më të rëndë bërthamore në historinë njerëzore, e cila ndodhi në republikën fqinje sovjetike të Ukrainës. Tridhjetë e katër vjet më vonë, qytetarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar në vendin e tyre, dhe se ata drejtohen nga një qeveri që është e gatshme t’i sakrifikojë njerëzit e saj, vetëm që të fshehë degradimin e regjimit. Këtë pranverë, kur e gjithë Evropa ishte në karantinë për të luftuar pandeminë e koronavirusit, Llukashenko u tha bjellorusëve se nuk kishte asgjë për t’u frikësuar. Gjëja më e mirë që mund të bënin qytetarët, tha ai, ishte ta injoronin histerinë globale, të shkonin masivisht në stadiumet e futbollit dhe të mbështesnin klubet e tyre të preferuara.
Shumë njerëz e bënë këtë gjë; shumë prej tyre u infektuan nga koronavirusi dhe vdiqën. Ne mundet vetëm të spekulojmë se sa bjellorusë do të kishin dalë në rrugë, po të mos ishte për Covid-19. Por është e qartë se reagimi skandaloz i qeverisë ndaj pandemisë ishte një pikë kthese. Pro testat në Bjellorusi, duhet të na detyrojnë të ri-mendojmë marrëdhëniet midis pandemisë dhe autoritarizmit. A infekton virusi shoqëritë tona që kanë një qeverisje autoritare, apo e kundërta, a mund të forcojë ai imunitetin e demokracisë? Disa njerëz druhen se më shumë se sa çdo krizë tjetër, një urgjencë e shëndetit publik si kjo do t’i nxisë njerëzit të pranojnë kufizime të lirive të tyre, me shpresën e përmirësimit të sigurisë personale. Pandemia e ka rritur tolerancën e mbikëqyrjes së gjerë nga autoritetet, përmes kamerave të sigurisë dhe ndalimin e lirisë së tubimit.
Në disa vende perëndimore – përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë – ka pasur protesta publike kundër mbajtjes së maskave dhe masave të forta bll okuese. Njëkohësisht, pandemia e ka gërryer pushtetin e liderëve autoritarë dhe atyre me prirje autoritare. Reagimi instiktiv i liderëve si Llukashenko në Bjellorusi, Vladimir Putin në Rusi, Zhair Bolsonaro në Brazil dhe Donald Trumpit në SHBA nuk ishte për të përfituar nga gjendja e jashtëzakonshme për të zgjeruar autoritetin e tyre, por për të zbehur seriozitetin e një pandemie. Por pse udhëheqësit autoritarë që lulëzojnë nëpër kriza, dhe që mbështeten rregullisht tek politika e frikësimit, hezitojnë të përqafojnë edhe mundësinë aktuale? Pse duket se ata e urrejnë një krizë, të cilën në fakt do të duhet ta duan?
Përgjigja është e drejtpërdrejtë:Autoritaristët përfitojnë vetëm nga ato kriza që i kanë prodhuar vetë. Ata kanë nevojë për armiq që t’i mposhtin, dhe jo për probleme që duhen zgjidhur. Liderët autoritarë e çmojnë shumë lirinë për të zgjedhur se cilat kriza e meritojnë një përgjigje. Është ky kapacitet që u jep atyre mundësi të projektojnë imazhin e një fuqie të perëndishme. Në Rusinë e para-koronavirusit, Putini mund të ”zgjidhte” një krizë duke shkaktuar një tjetër. Ai e rikuperoi rënien e popullaritetit të tij pas lëvizjes protestuese të viteve 2011-2012 duke aneksuar në mënyrë dramatike Krimenë nga Ukraina. Trump pretendonte dikur se karvanët me emigrantë nga Meksika, ishin kërcënimi më i madh me të cilin po përballej vendi i tij, dhe nga ana tjetër nuk e përfilli kërcënimin mbarë global që na vjen nga ndryshimi i klimës. Në epokën e koronavirusit, kjo gjë nuk është më e mundur.
Ekziston vetëm kjo krizë, këtu dhe tani:pandemia. Dhe qeveritë po gjykohen nga mënyra se si po e menaxhojnë atë. Liderët autoritarë jo vetëm që i urrejnë krizat që ata nuk i kanë zgjedhur lirisht për t’u ballafaquar, por gjithashtu nuk u pëlqejnë “situatat e jashtëzakonshme” që i detyrojnë të reagojnë me rregulla dhe protokolle të standardizuara, sesa me lëvizje të improvizuara. Sjelljet si distancimi fizik, vetë-izolimi dhe larja e duarve, janë mënyrat më të mira për të ndaluar përhapjen e virusit. Por ndjekja e rregullave, nuk është e njëjtë me respektimin e urdhrave. Edhe më kërcënues për elitat autoritare në botën e Covid-19, është fakti se atyre u mungon përparësia kryesore që gëzojnë të gjithë liderët demokratikë:luksin për të mbijetuar edhe kur duken të dobët.
Imagjinoni sikur Putini t’i urdhërojë të gjithë qytetarët rusë të mbajnë maska në fytyrë, dhe gjysma e popullsisë ta refuzojë këtë gjë. Për një udhëheqës demokratik, ky do të ishte një moment i sikletshëm; për një autoritar, një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj pushtetit të tij. Kudo-ndodhshmëria e sëmundjes, paraqet gjithashtu sfida për autoritaristët. Për shkak se pandemia prek çdo vend në botë, qytetarët mund t’i krahasojnë veprimet e qeverive të tyre me ato të vendeve të tjera. Suksesi apo dështimi në rrafshimin e kurbës së pandemisë, ofron një metrikë të përbashkët, duke bërë të mundur krahasimet ndërkombëtare, dhe duke ushtruar presion mbi qeveritë që më parë kanë pasur sukses në izolimin e vetes nga kritikat publike.
Në këtë kontekst, Covid-19 është bërë shumë më i rrezikshëm për rrëz imin e regjimeve autoritare, si ai i Llukashenkos në Bjellorusi. Ka ende gjasa që “pacienti” në fjalë të mbijetojë nëse vendoset në koma artificiale në “dhomën e urgjencës” së Vladimir Putinit. Por tanimë është e qartë që virusi është më tepër një mall kim, sesa një bekim për udhëheqësit autoritarë si ai. Në vitin 1986, tragjedia e Çernobilit i bëri qytetarët e Bashkimit Sovjetik ta shohin qartë realitetin e sistemit komunist, që ishte fshehur pas propagandës shtetërore: URSS nuk ishte i plotfuqishëm. Në fakt, ai nuk ishte as kompetent. Regjimi zgjati edhe vetëm disa vite, para se të shembej.
Shënim: Ivan Krastev, është bashkëkryetar i ECFR, kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje, dhe bashkëpunëtor në Institutin për Shkencat Humane me seli në Vjenë.