Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit në botë, por do të pasohet nga të tjera.

Ai tha se pandemitë janë një fakt tashmë në jetën njerëzore, dhe e vetmja gjë që mund të bëjë bota është që të jetë më e gatshme.

Adhanom kërkon që vendet të jenë më të gatshme herës tjetër për një pandemi se çfarë ishin kësaj radhe.

“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit,” tha Tedros në një konferencë për shtyp në Gjenevë. “Historia na mëson se pandemitë janë një fakt i jetës. Por kur të vijë pandemia tjetër, bota duhet të jetë gati, madje më e gatshme sesa ishte kësaj here ”.- tha kreu i OBSH.