Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës, si dhe do të kalojë kufijtë e vendit tonë.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë.

“Vlora do të kthehet vit pas viti në një nga motorët më të fuqishëm të industrisë së turizmit shqiptar, duke rritur më tej punësimin, të ardhurat dhe vlerën e pasurive të paluajtshme të zonës. Ky park do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me buzën e detit dhe Lungomaren; ku më në fund do të dalë në dritë shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë, e fshehur pas gardheve e kioskave prej dekadash të tëra; do mbillen shumë pemë e gjelbërim dekorativ, në një tjetër hapësirë fantastike për banorët, vizitorët dhe turistët”, – tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “projekti do të sjellë lidhjen e bukur mes bulevardit të ri të Lungomares dhe do të krijojë një hapësirë krejt ndryshe e të re për gjithë banorët, por edhe për vizitorët e ditës dhe turistët në Vlorë duke iu ofruar një mundësi të gjithëve pavarësisht moshave për të pasur më shumë hapësirë dhe më shumë ndërveprim me njëri-tjetrin sepse jam ibindur se ky park do të jetë shumë i jetuar gjatë çdo dite”.

“Kjo është shtëpia më e rëndëisshme e Shqipërisë dhe për fat të keq për shumë shumë kohë është një shtëpi që ka mbetur e vetmuar ndërkohë që duhet të jetë e hapur e plot me njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Mënyra sesi është rrethuar dhe ka humbur pas gardheve e kioskave e ka bërë të pamundur që edhe kjo shtëpi e vogël në përmasë, por kaq e rëndësishme nga pikëpamja historike të jetë pjesë e rasteve që e bën Vlorën të vizituar jo thejsht për detin, diellin, por edhe për historinë e saj”, – nënvizoi Rama.

Kreymeinistri Rama u shpreh se “projekti është pjesë e zinxhirit që i kalon përmasat e ngushta të një qyteti kur vjen puna tek aspketet e veta urbanistike e arktiktonike, njësoj si Lungomare si sheshi Skënderbe si shëtitorja pranë detit në Himarë njëosj si një sërë projektesh të tjera do ti kalojë kufijtë e vendit do shikohet në publikime urbanistike e arkitekturore e do jete pjesë e konkurseve të mëdha ndërkombëtare siç ishte Lungomare apo sheshi Skënderbe që fitoi çmimin si hapësira më e bukur publike e ndërtuar në Europë”.

“Ne me këtë projekt rrisim edhe hapësirën e gjelbër të zemrës së qytetit dhe krijojmë një mundëis urbanistike të re për të lidhur gjithë aksin kryesor”, tha Rama.