Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, të fituara nga tre parti opozitare, liderët e tyre vazhdojnë t`i bëjnë thirrje mbështetësve të kremtojnë fitoren paqësisht, ndërsa theksuan hapur se vendi nuk do të dalë nga NATO e do të vazhdojë reformat drejt BE-së.
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit që tregoi se Fronti Demokratik, ishte vetëm pak pikë pas DPS-ë së Milo Gjukanovicit, u ngriten shqetësime se shumica e anëtarëve të koalicionit opozitar i kundërviheshin anëtarësisë së vendit në NATO, që ndodhi në 2017-tën. Por për të arritur shumicën qeverisëse, frontit demokratik i cili është kundër të qenit pjesë e aleancës, i duhet mbështetja e partisë shqiptare Ura të Dritan Abazovicit, i cili është pro-Be dhe pro-perëndimor.
Presioni i tij duket ka ndikuar në arritjen e një marrëveshjeje mbi parimet e qeverisë së ardhshme që përfshijnë dhe detyrimet ndërkombëtare. “Ju e kuptoni se si parti, ne jemi kundër antarësimit në Nato, por realiteti politik dhe gjeopolitik është I tillë që duke iu bashkuar aleancës me ujdi tashmë të nënshkruara, nuk ka mundësi largimi dhe ne e respektojmë këtë fakt”, deklaroi një prej krerëve të Frontit demokratik, Milan Knežević.