U fol shumë për MSN dhe BBC në vitet e fundit, por tashmë ato treshe su lmuese nuk ekzistojnë, është koha për LGS Messi-Suarez-Neymar (MSN), kjo treshe e mrekullueshme për disa vite ‘push toi’ botën duke dhuruar paraqitje mbresëlënëse dhe duke fituar pothuajse gjithçka.

E njëjta vlen edhe për treshen dikur të Real Madridit, Baele-Benzema-Cristiano (BBC), që fituan gjithçka me fanellën e bardhë. Por, ato janë shpërbërë dhe duket se tani është koha për një treshe të re që të dominojë në Evropë, ajo po krijohet te Bayern Munich.

Me ardhjen e Leroy Sane nga Manchester City, Bayerni dalëngadalë po krijon një sulm të frikshëm. Lewandowski-Gnabry-Sane, treshja në fjalë shkëlqyen në ndeshjen e parë në Bundesliga, ku Bayerni triumfoi 8-0 kundër Schlakes.

Gnabry realizoi het-trik, Lewandowski asistoi dy herë dhe shënoi njëherë derisa në debutim, Sane ia bëri sefte me gol dhe asistoi në dy gola të tjerë – me një fjalë, ata patën gisht në 8 golat e shënuar. Se po krijohet një treshe e re dhe ndoshta dominuese, e tregon edhe foto e publikuar nga Robert Lewandowski në ‘Twitter’, ndoshta një mesazh për kundërshtarët.