“-Ja po them që uniteti i një kombi varet nga uniteti i familjes. Nëse familja nuk është e bashkuar as kombi nuk do të jetë i tillë…“- kjo është një nga fjalitë që Eneda Tarifës ja ka thënë gjyshi i saj, për të cilin ajo sot ka bërë një dedikim mjaft prekës. Bashkangjitur me një foto vërtetë të bukur që këngëtarja ka postuar në Instagram së bashku me të, Eneda tregon se ai është një ndër të vetmit veteranë të luftës që ka mbetur gjallë, në moshën 93-vjeçare.
Ajo rrëfen se gjyshi e mahnit me kthjelltësinë dhe urtësinë e tij, me gjërat që shkruan dhe thotë, ndërkohë që për të (si për të gjitha mbesat në fakt) ai është më i miri, më i bukuri dhe më i mençuri. Moderatorja e “Portokalli” thotë se në çdo vend tjetër të botës ai do të ishte i pasur për shkak të shërbimit që ka bërë, por këtu jo, Megjithatë Sevo Tarifa është i pasur në shpirt e në mendje dhe për shkak të familjes së madhe që ka, ndërkohë që Eneda është gjithmonë krenare kur e pyesin nëse është mbesa e tij.
Dedikimin tjetër artistja premton se do ta bëjë për 100-vjetorin e tij, ndërkohë që ju shkoni dhe përqafoni gjyshërit tuaj, nëse nuk jeni me Covid sigurisht.
Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni.
Ai tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë...
Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi se do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, mes tyre dhe Shqipëria, duke argumentuar...
Berat Gjimshiti po shndërrohet në figurën kryesore të mbrojtjes së Atalantës këtë sezon. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit Rafaele Paladino,...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë një transformim të thellë në ofrimin e shërbimeve publike përmes teknologjisë digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, gjatë...