Shpikësit e pavarur, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet dhe organizatat jofitimprurëse përfitojnë ulje me 75% të tarifës bazë për çdo aplikim kombëtar dhe ndërkombëtar për patentë për shpikje. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Individuale ka finalizuar nënshkrimin e marrëveshjes për reduktimin e tarifës së raportit të kërkimit me Organizatën Europiane të Patentave. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se nga kjo marrëveshje e arritur do të jenë përfitues rreth 100 aplikues shqiptarë.
“Shpikësit e pavarur, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet dhe organizatat jofitimprurëse përfitojnë ulje me 75% të tarifës bazë, rreth 100 aplikime shqiptare”, deklaroi Denaj. Sipas saj, aplikantët shqiptarë në depozitimin në DPPI kanë reduktim të tarifës për çdo aplikim ndërkombëtar për patentë për shpikje, bazuar në marrëveshjen në fushën e patentave. Po ashtu përfitues janë edhe ata aplikantë kombëtar për patentë të depozituar në DPPI.