Ushqim dhe politikë i është servirur Genard Hajdinit në sfidën e sotme në nisjen e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel. Tejet karizmatik, i pyetur se çfarë do të porosiste nëse do të dilte në një darkë me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Genardi është shprehur se Kryemadhi i ka provuar darkat e drekat, megjithatë për qejf ai do ta çonte në Paris.

“Monika i ka provuar këto darkat e drekat, por në Paris, për t’ia bërë qejfin mund të shkoj në një lokal që quhet “Bofinger” që është i vitit 1860, është lokal shumë i bukur, do prenotoja aty. Përveç një aperitivi e të ngrënave, në fund do merrja një ëmbëlsirë “Crème brulee”, ti vije flakën me alkool e ti nxirrje flakën.”

Krahas Kryemadhit, përgjatë lojës Genard Hajdini i njohur për videot e tij të famshme në Instagram, ka shprehur edhe dëshirat e tij se çfarë do të porosiste nëse do të dilte për darkë me politikanet Elisa Spiropali, Grida Duma, Majlinda Bregu apo Besa Shahini.