Kryeministri Edi Rama solli pamje nga përfundimi i infrastrukturës rrugore nga Ura e Mesit në Kalanë e Drishtit që do ta kthejë Drishtin në destinacion turistik.

“Mirëmëngjes dhe me përfundimin e infrastrukturës rrugore nga Ura e Mesit në Kalanë e Drishtit, që do ta kthejë Drishtin në destinacion turistik dhe duke e sjellë më afër qytetin e Shkodrës me zonën e banuar buzë lumit të Kirit që do të rrisë edhe ekonominë vendore, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama.

Investimet në infrastrukturë do të japin impakt të menjëhershëm në turizëm.

“Investimet në infrastrukturë, impakt i menjëhershëm në turizëm. Mirë se vini në Postribë. Një nga rrethinat etnografike më të pasura në verilindje të qytetit të Shkodrës ku mund të vizitoni “Urën e Mesit”, monumentin e Kulturës që ngrihet në Luginën e Kirit. Përfunduam rishtazi rikonstruksionin e rrugës “ Ura e Mesit”-Kala e Drishtit” financuar nga qeveria shqiptare dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pjesë e programit “Infrastruktura vendore rajonale” ky projekt i jep jetë Drishtit pas lidh “Urën e Mesit” me fshatin Drisht dhe më tej me kalanë unike të Drishtit duke sjellë më afër qytetin e Shkodrës me zonën e banuar buzë lumit të Kirit.

Infrastruktura dhe sinjalistika moderne do të sjellin lehtësim të transportit në zonë çka pritet të zhvillojë ekonominë lokale dhe të shtojë numrin e vizitave turistike. Si pjesë e programit të 100 fshatrave së shpejti do të bëhet i mundur rivitalizimi i Drishtit i cili do të jetë modeli i zhvillimit të zonave historike dhe trashëgimisë kulturore.