Ishte puntata e parë e emisionit, kur Ana, u shfaq tepër e mërzitur. Mërzitja e saj lidhej me një debat që ajo kishte pasur me mikeshën e ngushtë, e cila po ashtu si ajo kishte vendosur që të merrte pjesë në emision, por ndryshe nga Ana, ajo nuk ia doli të pranohej. Në momentin që Ana rrëfeu këtë ndodhi, Shqipja, u shpreh se, “në qoftë se shoqja të ka zili, ajo nuk është shoqe e mirë”. Kjo mesa duket, ka prekur në mënyrë direkte shoqen e Anës, Xheiola, e cila kishte vendosur të vinte në studio dhe të ballafaqohej me Shqipen.
Pjesë nga debati:Xheiola: Dëshiroja një debat me Shqipen, si mund të ndërhysh pa e njohur personin në fjalë. Ti krijon një lloj antipatie se sa po i shkon pranë shoqes. Më duket diçka absurde të flasësh për dikë që nuk e njeh. Jo më kot kam ardhur, se ajo tha shoqja ka pasur zili për ty. Kur personi është aty fizik atëherë ke për të folur. Ke krijuar antipati. Shqipja: E njihja, jemi parë në audicione. Xheiola: Ke krijuar antipati, për mua dhe të gjithë publikun. Shqipja: A e dinë sa më intereson. Ti ke thënë fjalët që ka thënë Ana. Çfarë kam thënë unë nga ana ime? Më thuaj çfarë kam thënë? Xheiola: Ke thënë të xhelozon. Shqipja: Çfarë ke dëgjuar ti. Ti nuk ke dëgjuar as edhe një gjë. Kam shumë dëshirë të eci të studioj (përshkon me hapa studion) Xheiola: Ti nuk ke marr vesh asgjë, ke parë por s’ke dëgjuar. Të dëgjova mëdëgjo. Xheiola: Domethënë ti më mban mend, pak më para the nuk më mbaje mend.
Shqipja: Ti qenke fushë nga truri. Xheiola: Në momentin që vjen në emision të më cënosh mua për një gjë që se kam thënë unë nevorzohem. Shqipja: Unë i kam thënë Anës kështu. Ajo shoqe të ka pasur zili që në momentin e parë nuk është shoqe. Shikoni serinë e parë të gjithë, ju ftoj të gjithëve ta bëni, e më pas flisni me mua. Ti ke ardhur për t’u parë sot, a dëshiron ta lë karrigen. Është në tipin tim të jem këtu, t’i je mashtruese, vjen këtu dhe i transformon fjalët si dëshiron ti. Xheiola: O tullumbace e shfryrë, o flluskë sapuni. O zemra ke fol ti për mua, prandaj jam këtu unë. Shqipja: Ti nuk dinë s’e çfarë thua. Xheiola: Pa qenë prezente jam lakuar si emër, imagjino të jem këtu çfarë bëhet. Shqipja: Unë jam bombë me sahat, s’e ke parë prezantimin tim ti?!