Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, foli pas ndeshjes së fituar ndaj Novaras me rezultatin 5-0. Tekniku italian kishte për herë të parë të gjithë lojtarët të gatshëm dhe u shpreh i kënaqur me paraqitjen e tyre.

“Jam i kënaqur, ishte ndeshja e parë me të gjithë lojtarët e gatshëm. Djemtë janë shumë të përqëndruar. Luajtëm me 3 dhe 4 mbrojtës, pasi po mundohemi të gjejmë zgjidhje të ndryshme gjatë lojës. Në pjesën e parë mbrojtja ishte me 4, ndërsa në pjesën e dytë me 3 në bllok.

“Kemi ende dhe një javë për t’u përgatitur për rifillimin e kampionatit. Djemtë po mësohen me mënyrën e re të punës dhe do të kemi kohë të punojmë, pasi sezoni është i gjatë. Unë jam trajneri i Juventusit dhe të gjithë që vijnë këtu duhet të fitojnë. E di se duhet të fitoj, e njëjta gjë ishte dhe kur isha lojtar.

“Ronaldo? Ai është mirë. E shfaqi dhe në kombëtaren diçka të tillë dhe është gati për të zhvilluar një sezon fantastik. Sulmues? Kam nevojë sa më shpejt për të, por merkato vazhdon dhe ka kohë për të punuar”, – tha ai.