Nga Mero Baze
Një nga pikat e nxehta të propozuara në draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Zgjedhor, është pragu kombëtar 3 për qind. Kjo nënkupton, që një parti të llogaritet si pjesë e subjekteve për të cilën duhet të ndahen mandate, duhet të marrë 3 për qind të votave në gjithë Shqipërinë. Në kushtet kur Shqipëria ka sistem zgjedhor propocional rajonal dhe jo kombëtrar, kriteri i pragut kombëtar deformon sistemin dhe krijon disa probleme serioze.
Problemi më serioz është se kjo shka tërron partitë e reja dhe partitë që kanë elektorat krahinor, komunitete etnike dhe historike. Fjala vjen Partia e të Drejtave të Njeriut ka elektorat në dy ose tre qarqe, Vlorë, Gjirokastër dhe Korcë. Biles në asnjë prej këtyre qarqeve ajo nuk ka ende prova që ka mandat sa për një deputet. Nëse asaj i vendos prag kombëtar 3 për qind ajo nuk hyn kurrë në parlament. Njësoj mund të thuhet për partinë e komunitetit cam, e cila po ashtu është e shpërndarë në dy ose tre qarqe. Ky është problemi i parë që ka të bëj me identitetet politike bazuar tek origjina etnike apo historike.
Problemi i dytë ka të bëj me partitë e reja. Një parti e re që do të hyjë në zgjedhje, jo deomos është një parti kombëtare. Ajo mund të jetë e suksesshme në Tiranë, apo në Vlorë dhe Shkodër, dhe mund të kap në këto qarqe vota të mjaftueshme për një deputetë, por ajo penalizohet me këtë prag nëse nuk arrin të marrë 70 mijë vota në gjithë Shqipërinë. Ky është disk riminim i qëllimshëm dhe lë në lojë vetëm dy aktorët e vjetër të politikës shqiptare. Në kushtet kur Rama thuajs enuk ka aleatë të vegjël rrotull vetes, ky prag favorizon Lulzim Bashën, pasi detyron cdo parti të vogël opzitare të shkojë me të dhe të këkroj strehë tek lista e tij. Nëse ëhstë pazar i PS për Bashën është i d ëmshëm dhe për demokracinë por dhe për PS.
Problemi i tretë është kandidati i pavarur që mund të paraqitet në zgjedhje. Ai mund të konkuroj vetëm në një qark dhe nuk ëshët e qartë se si do të mund të konkurojë ai në 12 qarqe që të marrë mbi 70 mijë vota. Nëse ai i merr teorikisht 70 mijë vota në një qark ku konkuron ai duhet të marrë 6 deputetë , por në fakt është vetëm një kandidat. Probelmi i katërt por më i rëndi, për nga diskr iminimi është se funksionojnë dy pragje, ai rajonal dhe kombëtar. Dhe të dyja pragjet janë vetëm disk riminuse ndaj subjektit dhe jo kompesuese. Në Kodin aktual egziston pragu 3 për qind për një zonë zgjedhore pra për një qark, kur një parti garon e vetme dhe 5 për qind kur garon në koalicion.
Qarku i Tiranës e ka gati baraz pragun kombëtar me atë lokal. Kjo bëri që Ben Blushi apo Shpëtim Idrizi më 2017 të merrnin vota për një deputetë në Tiranë, por të digjeshin nga pragu lokal. Kjo ka kuptim. Por nëse do të shtosh dhe pragun kombëtar, ky diskr iminim thellohet, pasi fjala vjen Patozi, apo Murrizi mund të marrin në rast suksesi teorik, secili nga dy deputetë në Tiranë , ata mund të digjen nëse nuk marrin 3 për qind në gjithë Shqipërinë.
Në këto kushte kur përdoret pragu kombëtar, duhet të ketë korrektim propocional kombëtar, që nënkupton të kundërtën , që ty të llogaritet cdo votë që ke marrë në gjithë Shqipëirnë dhe të të konvertohet në mandat. Kështu ka kuptim të ketë prag kombëtar, kur mi njeh votat në gjithë vendin. Por në këtë mënyrë si është propozuar, i bie që ligji të të djeg cdo votë që ke marrë në qarqet që nuk bën vota për një deputetë dhe nga ana tjetër të ta heq dhe atë deputetë që ke, nëse ske kapur pragun kombëtar.
Ky është një disk rimnim i dyfishtë, i cili ose duhet hequr, sic është premtuar në fillim të bisedimeve, ose duhet kompesuar me korrektim kombëtar të mandateve.