Presidenti amerikan, Donald Trump bëri të ditur se kundër koronavirusit të ri janë tri vaksina që ndodhen në fazën e fundit klinike.
“Vaksina ndoshta do të shpërndahet përpara fundit të tetorit. Këtë nuk do ta bëjmë sepse janë afruar zgjedhjet, por sepse duam të shpëtojmë jetën e njerëzve”, deklaroi Trump. Trump iu drejtua votuesve në një aktivitet në rajonin e Pensilvanisë, ku ai kritikoi përparësinë e kandidatit demokrat Joe Biden sipas sondazheve të fundit të kryera në vend. Duke iu drejtuar kundërshtarit të tij me kritika të ashpra Trump shtoi se “Biden është kukull e socialistëve, marksistëve dhe ekstremistëve që urrejnë policinë”. Ndër të tjera pasi kritikoi Biden për vendosjen vazhdimisht të maskës, Trump u shpreh se “maska i jep një ndjenjë sigurie Biden. Sikur të isha psikiatër, do të thosha se Biden ka probleme të mëdha”.
“Këta maniakë, flasin gjithmonë rreth Rusisë, nuk flasin aspak rreth Kinës. Tashmë unë e mbyll televizorin ku në një vend thuhet Rusi”, deklaroi Trump i cili ka reaguar që demokratët e ndërlidhin atë vazhdimisht me Rusinë. Trump njoftoi se Biden përgjatë jetës së tij politike ka kundërshtuar vrasjen e Osama bin Laden dhe komandantit të Forcave Kuds, të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani dhe se ka ndjekur gjithashtu edhe shfaqjen e ISIS-it.
Ndër të tjera duke mbrojtur idenë e tij se votimi i masave të mëdha në vend nëpërmjet postës do të vonojë njoftimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe do të shkaktojnë dyshime, Trump bëri të ditur se “unë dua të shikoj natën e 3 nëntorit rezultatet e zgjedhjeve”. Ndërsa në lidhje me zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19, Trump theksoi se janë shënuar përparime dhe që tri vaksina kandidate janë në fazën e fundit klinike.