Partia Demokratike ka nisur një process të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ku pretendohet se lista përzgjidhet nga anëtarësia dhe baza e partisë. Në fakt i gjithë procesi, duket se është një skandal dhe e kudnërt me atë që u propagandua në media, si një proces demokratik, e të tjera si këto. Por, ndërsa procesi është bërë në Kukës, në Dibër, në Gjirokastër, etj, ajo që po ndodh është qesharake. Kanë filluar përplasjet e para dhe kontestimet. U kontestua Kukësi, Dibra dhe po kontestohet edhe Gjirokastra. Kjo edhe për atë që është shkruar dhe denoncuar nga CNA.al, mënyra sesi do përzgjidhen kandidatët. Sepse në këtë rast nuk ka votim që ti të zgjedhësh, por ka votim që t’i të heqësh. Pra, të shpallësh “armiq”.
Së dyti, skenari kryesor duket të jetë rikonfirmimi i kandidaturave skandaloze që Lulzim Basha bëri në vitin 2017.
Mjafton të shikosh qarqet nga ku kanë kandiduar. Dje ishte Tritan Shehu apo kandidatët e Dibrës dhe Kukësit. E vetmja lëvizje ishte ajo e Flamur Nokës, i cili do të shkojë në një qytet tjetër.
Por, sërish Basha po konfirmon listat e tij dhe atë çfarë krijoi në PD pasi u zgjodh kryetar. Tufa e servilëve, sharlatanëve dhe servilave që i vijnë vërdallë Lulit, tashmë po marrin rikonfirmimin nga baza e PD-së për të shkuar më tej, në një process zgjedhor që duket se po humbet dhe humbja do justifikohet me pretendimin se ishte anëtarësia ajo që e zgjodhi listën, kur në fakt anëtarësia nuk do të zgjedhë dot më shumë se 20% të saj. Dhe kjo 20% është e detyruar dhe e selektuar më parë nga Lulzim Basha./ CNA.al