Rudina Dembacaj ka marrë propozimin e ëndrrave nga i dashuri i saj i zemrës, Mark Frroku. Ndërsa ndodheshin me pushime në Kapadokia, ai ka organizuar çdo gjë dhe i ka vendosur unazën në gisht. Në disa foto të shpërndara në rrjet, Rudina nuk ka mundur të mos e bëjë publike këtë moment nga jeta e saj.

“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish…

As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë. I thashë PO”, shkruan ajo.