Nga Artur Ajazi
Edi Rama,kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministër i Shqipërisë, synon dhe me të drejtën morale, të fitojë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Dhe në fakt PS, ka nisur të “ndezë” motorrët e saj, duke nisur nga riformatimi siç tha zoti Rama, të FRESSH dhe Forumit të Gruas, por edhe duke nxjerrë në raporte të përjavshme , problemet në çdo qark. Në dy mandatet e para qeverisëse, Partia Socialiste ka patur një të veçantë të pakonstatuar më parë tek asnjë parti politike që ka patur dhe ka lënë pushtet. Edi Rama, ka punuar në ekip, ka punuar si një “skuadër” e madhe, dhe ka arritur të fitojë. Askush nuk do të mund t’ja kishte dalë si ai, me një Sali Berishë,me një Monikë, me një Lulzim Bashë, apo dhe me ndonjë tjetër që mbushte xhepat me gurë dhe vezë, për të treguar se “këtu jemi ne opozita”. Askush nuk do t’ja kishte arritur të transformonte qendrat dhe periferitë e qyteteve tona, siç bëri Edi Rama me “skuadrën” e tij, askush nuk do të kishte thithur kaq shumë investime të huaja sa ka arritur të marrë ai.
Askush si Edi Rama, nuk do të kishte përballuar me qetësi dhe besim, sfidat, por dhe “gropën” e madhe financiare që i la “peshqesh” Doktorri nga qeverisja e tij. Askush nuk do të kishte përballuar me maturi krizën e tmerrshme të 26 Nëntorit, që për çdo burrë shteti do të kishte qenë kataklizmoja. Dhe ja doli. Edi Rama, punoi nga dita e parë me ekipin e tij, i mblodhi dhe u bëri të qartë atyre se “pushtetin e morëm për të bërë shtetin, votat na i dhanë 1 milion shqiptarë për të ndryshuar nga themelet gjithçka kemi para syve tanë”. Dhe e bëri. Sot qytetet tona janë pasqyra më e mirë e një qeverisje të përgjegjshme, nga ku ka ndryshuar stili dhe mënyra e jetesës së qytetarëve, mënyra e menaxhimit dhe zbatimit të propjekteve nga bashkitë, apo dhe transparenca para çdo votuesi dhe taksapaguesi. Edi Rama ka sot “skuadrën” e tij, menaxhuesit e tij, zbatuesit e tij, me të cilët del dhe takohet ballëhapur para shqiptarëve. Bilancet e qeverisjes në dy mandatet e para të Edi Ramës, i japin të drejtën atij të kërkojë pa shumë sforco, mandatin e tretë qeverisës.
Shqipëria sot, ka një rrjet rrugor modern që shtrihet nga Shkodra në Sarandë, plus akseve të reja me parametra europiane që kanë nisur dhe që pritet të përfundojnë brënda vitit 2021, ka një rrjet energjitik krejt të ri, qytetat tona kanë inceneratorët e tyre bashkohorë duke eleminuar ndotjet 25 vjeçare në mjedis, vendi ka sot një sistem shkollor që konkuron denjësisht me atë Europian, ndërsa ekonomia e vendit ka nisur të rimarrë vehten pas një periudhe 5-6 mujore të vështirë nga pandemia. Sikur Edi Rama të ishte marrë gjatë me ish-opozitën, padyshim nuk do të kishte arritje të tilla.Partia Socialiste është sot një “skuadër” e madhe, e cila falë drejtuesit të saj, ka arritur të vendosë standarde të reja në jetën dhe mentalitetin e shqiptarëve. Zyrat e shtetit sot, nuk janë më çerdhe ku struken militantët dhe as skuta nga ku thuren afera të nd yra kor ruptive.
Hapja e administratës, sistemi i konkurimit sipas meritokracisë, gara në portale krejt elektronike, ka dhënë efektin pozitiv, në përmbysjen e metodave të vjetra, ku parësore ishte shitja dhe blerja e vendit të punës. Deputeti socialist, është argati dhe pë rçuesi i fjalës së qytetarit në Parlament, ndërkohë që Edi Rama ka treguar me vepra se, nuk di të falë askënd që mundohet të prishë imazhin apo rreputacionin e “skuadrës” së tij. Në takimet e fundit me drejtuesit politikë në qarqe, Edi Rama kërkoi të punohej fort, pasi “duhen të paktën 74 mandate”. Duke vlerësuar modestinë e kryeministrit, mendoj se Partia Socialiste ka të drejtën morale dhe avantazhin të marrë jo 74 por 84 mandate, në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Mendimi se “pushteti të konsumon”, natyrisht është relativ, dhe jo një e vërtetë absolute. Kur arrin të bësh shtetin, të reformosh drejtësinë, të ndërtosh qytetet dhe rrugët, të marrësh vlerësime dhe nderime nga ndërkombëtarët, natyrisht nuk është “konsumim p ushteti”. Të arrish në kohë rekord të thithësh 1.15 miliardë euro nga Bashkimi Europian për të rindërtuar nga e para zonat e dëmtuara nga tërmeti natyrisht nuk është “konsumim pushteti”. Tek e fundit, nuk është “faji” Edi Ramës, që edhe në 25 Prill, do të ketë përballë një “ekip” të zgë rlaqur, me të cilin gjithsesi do të luajë fort për fitoren e merituar.