Arbana dhe Eduarti janë kthyer shumë shpejt në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar, ndonëse e konfirmuan lidhjen e tyre pak muaj më parë. Dyshja është kudo bashkë, pasi ndër të tjera janë edhe kolegë pune, teksa mbështetja që japin ndaj njëri-tjetrit në projektet individuale duket e pakushtëzuar. Së fundmi, Arbana ka ndarë një foto të partnerit të saj në Instastory, duke bërë edhe një dedikim romantik: Dedikime të tilla mes çiftit janë jo të rralla, duke na shkrirë zemrat. Disa ditë më parë ata ndodheshin në veri të Shqipërisë, për shkak se Eduarti ka nisur një projekt të ri filmik si regjisor e padyshim edhe në këtë hap nuk kishte si të mungonte mbështetësja e tij më e madhe, Arbana.
Moderatorja ka postuar një çast intim me partnerin e saj, ku shihet duke përqafuar Eduartin, ndërsa ai i dhuron një puthje në ballë. Kujtojmë se shumë shpejt Arbana dhe Eduarti do bëhen prindër të një bebushi, gjinia e të cilit ende nuk është konfirmuar, por lart e poshtë po flitet se po presin një djalë.