Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ndërtimin e fiderave të rinj në kabina në Tiranë. Së bashku me Ramën, e pranishme në këtë inspektim ishte edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Kreu i qeverisë, Rama në fjalën e tij tha se investimi në fjalë është një revolucion, kurse shtoi se në 7 vjet qeveria e tij ka bërë më shumë se ç’mund të bëhen në dekada.
Belinda Balluku: Në 2013, humbjet në rrjet kanë qenë 45 përqind, ndërsa tani e kemi 22 për qind. Janë reduktuar humbjet në rrjet. Duam të arrijmë tek niveli që donim, 16 përqind të humbjes në rrjet. Pajisjet e reja komandohen online. Edi Rama: Ky është një revolucion. Në 7 vjet janë bërë më shumë se në dekada të tëra. Janë kantjere për të zëvendësuar rrjete të furnizimit me ujë të viteve 1960, 1970, 1980 etj. Në ato rrjete nuk ishte bërë investim. Nuk i kemi bërë më parë se kishim barrë të madhe borxhesh. Nuk ka pasur më parë asnjë strategji për t’i bërë hap pas hapi së paku.