Nga ARTUR AJAZI

Kryeministri Edi Rama, është i vendosur të arrijë objektivin e tij, që në fushatën e ardhshme elektorale, të përcjelljë mesazhin e 74 mandateve për PS, që do ti vlejnë për mandatin e tretë qeverisës.Përtej gjetjeve komunikative, batutave dhe romuzeve për “kryeopozitarin” Basha dhe kreun e shtetit Meta, kryeministri Rama për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, duket sikur e ka të fituar “bastin”. Kjo për faktin sepse ato do të jenë zgjedhje të pazakonta, pasi për herë të parë partitë politike hyjnë në një garë me lista të hapura dhe pa koalicione, për të kuptuar cila është pesha e secilës, në votën e shqiptarëve. Mandati i tretë qeverisës i Edi Ramës,ka një rëndësi specifike për të ardhmen e vendit, për integrimin e tij drejt familjes së madhe europiane. Pengesa e vetme dhe ndër më kryesoret për Shqipërinë, drejtësia e kalbëzuar, ka rënë, pasi sot vendi ka një drejtësi të re, ka strukturat e reja drejtësie, e cila është një premtim i mbajtur dhe një betejë e fituar nga Edi Rama. Ai që e përcakton fituesin, natyrisht është sovrani, por Partia Socialiste dhe Edi Rama, kanë të gjithë të drejtën morale, të kërkojnë nga shqiptarët, votën për të vazhduar marshimin drejt BE, drejt zhvillimit dhe modernizimit të strukturave dhe shërbimeve publike për popullin.

Tashmë e dimë mirë se sa është ndërgjegjësuar votuesi shqiptar, pas nisjes dhe vazhdimit me sukses të reformave, kryesisht asaj në drejtësi, për nevojën jetike të saj, dhe gjithashtu dimë se procesi dhe ecuria e suksesshme e asaj reforme,ka dhënë rezultatet e para në terren. E vetmja që refuzonte dhe pengonte nisjen e reformave dhe veçanarisht asaj në organet e drejtësisë, ishte ish-opozita, e cila me bojkotet, dhe në fund me mandatet e djegura, braktisi rrugëtimin drejt përmbylljes së një “detyre” të veçantë të lënë nga faktori ndërkombëtar për Shqipërinë. Edi Rama, ishte ai që e ka mbajtur deri tani flamurin e kësaj reforme, dhe ja ka dalë. Në garë për të fituar besimin e qytetarëve, deri sot kanë qenë Edi Rama me Partinë Socialiste, Lulzim Basha me Partinë Demokratike,dhe Monika Kryemadhi me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pas dy mandatesh qeverisëse si kryeministër, Edi Rama, ka kurajon të përballet me shqiptarët, me një bilanc të madh arritjes dhe suksesesh. Ai synon të përcjellë tek shqiptarët mesazhin e 74 mandateve për PS. Reforma në Drejtësi, është një ndër sukseset e kryeministrit Ramës, e cila pavarsisht skepticizmit dhe pengesave nga ish-grupimi opozitarist, u realizua me sukses. Reforma Territoriale, ishte një ndër reformat e suksesshme sepse Shqipëria u riorganizua me strukturat e saj të qeverisjes vendore, duke krijuar 61 bashki të reja, dhe duke shkrirë 373 komuna të vogla, të cilat ishin kthyer në vatra korrupsioni ndaj qytetarëve. Por nuk mund të lëmë pa përmendur formalizimin e sistemit energjetik, një reformë e rëndësishme, ku për herë të u kthye në detyrim pagesa për energjinë e harxhuar, nga kushdo.

Qeveria e Edi Ramës përmes një skeme të re, realizoi reformën e pensioneve, duke garantuar barazi për kategori të ndryshme të shoqërisë. Edhe në arsim dhe shëndetësi, reformat ishin të thella, dhe një ndër arritjet e kësaj qeverie, pasi i transformoi ato nga gjendja e mjerueshme ku ndodheshin, në shërbime cilësore për shqiptarët. Edi Rama kërkon dhe natyrisht do ta fitojë mandatin e tretë qeverisë, pasi pëballë tij do të jetë Lulzim Basha dhe “vegja” e tij Monika Kryemadhi. Por realisht gara mes dy fronteve politike, duket më e habitshme se kurrë, pasi Edi Rama është në garë me shqiptarët, me arritjet dhe bilancet pozitive të qeverijes tij, kurse Lulzim Basha, garon me bazën e Partisë Demokratike. Zoti Basha ka akoma llogari të pambyllura me demokratët e zhgënjyer, me ata që largoi dhunshëm nga partia e tij dhe vazhdon ti fyejë edhe sot, ndaj nuk çfarë ti kërkojë shqiptarëve. Duke ditur humbjen që e pret edhe në 25 Prill 2021, zoti Basha duket se do të jetë i kënaqur, sikur të mbetet sërish kryetar partie, ndoshta duke shpresuar në ndihmën e kursyer tashmë të Doktorit, ndaj tij.