Milot Rashica mund të bëjë hapin e madh dhe të transferohet në Premier League. Sigurisht, nuk flitet për një transferim tek ekipet gjigande por tek Aston Villa, ekipi simpatik që vitin kaluar e siguroi mbijetesën vetëm në javën e fundit.

Anglezët kërkojnë Rashicën për sulmues anësor, por Werder Bremen kërkon 20 milionë euro. Pikërisht shifra ka qenë problemi që bllokoi transferimin e Rashicës tek Leipzig. Të rrallë janë lojtarët shqiptarë që kanë luajtur në Premier League, dhe tashmë Rashica mund të bëjë kapërcimin drejt Premier League, një nga kampionatet më të forta dhe konkurruese në botë.