Real Madrid ka shpenzuar 160 milionë euro dhe jo rreth 100 milionë për të blerë Eden Hazard. Ky është lajmi që ka ardhur nga Belgjika dhe që është raportuar nga Mundo Deportivo, që ka dalë në dritë pas një tentative për mashtrim të pësuar nga klubi i parë në karrierën e lojtarit.

Nga sa mësohet nga mediat belge Het Laatste Nieuws dhe La Derniere Heure, pas një tentative për mashtrim të pësuar nga Tubize, klubi i parë i Hazard, kanë dalë në sipërfaqe shifrat e vërteta të operacionit që ka transferuar fantazistin belg nga Chelsea te Real-i sezonin e kaluar. Sipas rregullave të FIFA-s, klubet e moshave ku formohen futbollistët kanë të drejtën e një përqindje mbi shitjen e ardhshme të lojtarëve në bazë të moshës.

Kështu, edhe Tubize kishte të drejtën e pjesës së saj në momentin e shitjes së Hazard. Dhe ka qenë një tentativë për të mashtruar klubin që ka zbuluar gjithçka.
Dokumentet që janë publikuar për të shmangur mashtrimin kanë treguar se si klubi është në pritje të një shumë superiore në krahasim me atë që do t’i takonte në rast se Hazard do të ishte shitur. 100 milionë euro. Kështu, nga sa është mësuar tani, Eden Hazard i ka kushtuar Real-it 160 milionë euro.