Gareth Bale mund ende të jetë lojtar i Real Madridit me kontratë, por nuk ka më asnjë shenjë të ekzistencës së tij në klubin madrilen. Ose Real Madridi nuk dëshiron të ketë më punë me të aspak, ose vetë ai nuk dëshiron të ketë më punë aspak me klubin, pasi të dy palët po e presin një zgjidhje për këtë situatë të komplikuar. Madridi nuk e ka marrë ende asnjë ofertë për Bale, i cili, edhe pse dëshiron të largohet, nuk e ka problem të qëndrojë edhe dy vjet në klubin kampion të La Ligës edhe dy vjet deri në përfundim të marrëveshjes.
Bale u kthye në kryeqytetin spanjoll para pesë ditëve, pas obligimeve me Kombëtaren e Uellsit, por erdhi me kushtet e veta dhe tha se nuk do të stërvitë në asnjë mënyrë për shkak të një shqetësimi në gju. 31-vjeçari nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë stërvitore të trajnerit Zinedine Zidane që prej atëherë. Dhe, natyrisht, nuk ka as një lajm mjekësor për gjendjen e tij, sepse Bale e ndalon publikimin e tij. Real Madridi, në anën tjetër, po i kryen punët e veta pa Bale, të cilin nuk e llogarit më. Fanella e Bale nuk duket askund në dyqanet zyrtare të klubit, pasi pas numrit 10 të Luka Modricit vjen numri 12 i Marcelos.
Imazhi i Bale nuk është përdorur fare në promovimin e fanellave të reja të Real Madridit. Karim Benzema, Marcelo, Sergio Ramos dhe Marco Asensio e reklamuan atë, por nuk kishte asnjë shenjë të Bale. Nuk ka asnjë fotografi nga stërvitjet e tij në qendrën stërvitore Valdebabes. Ai po stërvit në palestër për momentin, por nuk ka pamje as nga aty, edhe pse këtë po e bën me Iscon dhe të tjerët.