Huazimi i Gareth Bale te Tottenham është i pashmangshëm. Real Madrid e ka hequr fanellën me numrin 11 nga faqja zyrtare, nga shitja online. Aty janë të publikuara gjitha të futbollistëve, por jo e Bale, sinjal që tregon se 31-vjeçari po shkon në Tottenham. Zinedine Zidane nuk e do uellsianin dhe për këtë dëshiron sa më parë ta largojë nga skuadra.
Klubet janë duke negociuar dhe raportohet se marrëveshja mund të arrihet së shpejti.