Real Madridi ka konfirmuar se Toni Kroos e pësoi një lën dim muskulor në fitoren 3:2 kundër Real Betisit të shtunën mbrëma në La Liga. Mesfushori gjerman u detyrua ta braktisë fushën në pjesën e parë për shkak të shqetësimeve që ndiente në këmbën e majtë, transmeton Gazeta Express.

Dhe tani kampioni spanjoll njofton se testet mjekësore konfirmuan se Kroos e ka lën duar muskulin e kofshës në këmbën e majtë. Zinedine Zidane nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e tij të paktën dy javë. Ky lëndim do t’ia pamundësojë Kroosit edhe paraqitjen për Kombëtaren e Gjermanisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve në fillim të tetorit. Ai do të mungojë në ndeshjet kundër Real Valladolidit dhe Levantes në La Liga.