Vijon puna në çdo njësi për mirëmbajtjen e rrugëve dytësore dhe hapësirave brenda lagjeve. Ekipi i mirëmbajtjes së Bashkisë së Tiranës po ndërhyn në rrugën “Ndre Mjeda” në Njësinë 7 në kryeqytet, mes pallateve të “ish nyja e betonit”. Për pak ditë banorët e kësaj zone do të kenë një super hapësirë të rehabilituar, me shtresa asfaltike, trotuar dhe ndriçim LED.
Gjatë këtyre pesë viteve, Njësia 7 në kryeqytet ka njohur një sërë investimesh të rëndësishme, si rehabilitim blloqesh, kanalizime, kënde lojërash etj.