Gati një në 1.500 njerëz në Japoni tani janë në moshën 100 vjeç ose më të vjetër. Gati 1 në 1,500 njerëz në Japoni tani është në moshën 100 vjeç ose më të vjetër, tregojnë të dhënat e reja nga qeveria Japoneze. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë tregojnë se numri i personave që kane kaluar moshën 100 ka shkuar mbi 80.000 për herë të parë këtë vit.

“Ka 80,450 njerëz të moshës 100 vjeç e lart , 9,176 më shumë se vitin e kaluar që barazohet me një në çdo 1,565 njerëz”– shkruan në raportin e publikuar nga Ministria. Shifrat tregojnë se gratë në Japoni kanë më shumë të ngjarë se burrat të jetojnë për një shekull ose më shumë, duke përbërë që 88% e shifrës janë gra. Jetëgjatësia mesatare në të gjithë vendin është një rekord i ri. Mesatarisht, gratë pritet të jetojnë deri në 87 vjeç dhe burrat pritet të jetojnë deri në 81 vjeç.

Japonia filloi dokumentimin e numrit të qindvjeçarëve në 1963. Në atë kohë kishte vetëm 153 njerëz të moshës 100 vjeç ose më shumë në të gjithë vendin. Por në vitin 1988 kjo shifër u rrit dhe arriti në 10,000.