Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson shpalli disa masa të reja anti-Covid në vend që do të zgjasin për 6 muaj dhe mes tyre ishte dhe mbyllja e lokaleve të natës në orën 22:00.
Shumë të rinj kanë shfrytëzuar mbrëmjen e fundit të festojnë si të çmendur deri në orët e para të mëngjesit, duke qenë se masat e reja hyjnë në fuqi të enjten.